Ilir Meta pershendet “IUSY world festival”

0
6

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Nga Jala, ku të rinjve socialistë janë mbledhur në kampingun veror për “IUSY World Festival 2017”, ai ka përcjellë edhe mesazhin e tij. Meta, i cili u prit me ovacione nga të rinjtë e LRI-së, u ka kërkuar atyre që të forcojnë lidhjet me të rinjtë eurosocialistë për të shkëmbyer eksperiencat e nevojshme.

Festivali veror i forumeve rinore të internacionales socialiste u pershendet nga figura te njohura të socialdemokrateve , si dhe drejtues te LSI-së. 400 të rinj janë pjesë e këtij kampi 4 ditor në brigjet e jonit, ku përveç diskutimeve politike, problematikave të rinisë dhe bashkëpunimit mes të rinjve nga e gjithë Europa, nuk mungojnë as lojrat argëtuese dhe promovimi i vendit.