Nisma “Të pastrojm bregdetin”, është ndalur në Shengjin. Të rinjtë pastruan zonat problematike sa i takon ndotjes, ndërsa nisma synon që paralelisht të ndërgjegjesojë pushuesit që mbetjet ti depozitojnë në vendet e percaktuara dhe jo duke i hedhur në tokë, apo fshehur në brezin e rërës. Të gjithë sebashku mund ta ndryshojme mentalitetin e krijuar, për të pasur një ambjent sa më të paster dhe të shendetshem për vetë dhe për femijet tanë u shpreh koordinatori Ervin Shehaj.
Bizneset dhe pushuesit janë përgjegjesit kryesore të ndotjes por dhe bashkia duhet të marrë masa për të parandaluar
ndotjen masive të plazheve.
Angazhimit të të rinjve për pastrimin e kësaj vije bregdetare nuk hezituan t’i bashkohen edhe pushuesit e Shengjinit.