Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetZjarret mbajne te mberthyer vendin

Zjarret mbajne te mberthyer vendin

-

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri, 4 prej të cilave vetëm në qarkun e Shkodres. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 23 automjete, 130 forca ushtarake dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129. Gjatë ditës së diele mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në zonën veriore dhe me erë intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta, ç’ka pritet të ndikojë pozitivisht në shuarjen e vatrave aktive. Në qarkun Shkoder emergjencat kanë regjistruar këto raste: Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në Njësinë Administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejës. Për shkak të erës së fortë zjarri ka rrezikuar disa banesa. 30 forca ushtarake kanë punuar së bashku me ato të zjarrfikësve me mjete rrethanore duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe prej 20 ha. Aktualisht këto forca po punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit. Në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre ku është djegur një sipërfaqe prej 5 hektaresh. Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë, u bee mundur shuarjen e zjarrit, i cili dogji një sipërfaqe prej 1 hektaresh. E njejta siperfaqe rezulton te jete djegur edhe ne fshatin Berdice, ku u rrezikuan edhe shtepite e banimit dhe varrezat e fshatit. Ne total rezulton që vetëm gjatë 24 orëve të fundit të jenë djegur 27 ha.

Zjarret janë prezente edhe në rrethin e Lezhës, ku në fshatin Malaj, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe dushqe. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre. Ndersa zjarri që ka rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, në fshatin Nënshejt, Mirditë është shuar plotësisht. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarje e tij për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts