Friday, May 24, 2024
HomeSportNikolla Martinoviç në provë tek Vllaznia

Nikolla Martinoviç në provë tek Vllaznia

-

 

Malazezi që i përket repartit te mbrojtjes luan në kategorinë e tretë

 

Ndërkohë që drejtuesit kuqeblu janë në pritje të emrave të piketuar për merkaton verore, ku emri më i lakuar vazhdon të jetë shkodrani Edon Hasani, tek Vllaznia kanë nisur të vijnë edhe futbollistët e parë për provë. Nikolla Martinoviç, quhet futbollisti i ardhur nga Mali i Zi, i cili është edhe mysafiri i parë që shfaqet gjatë kësaj periudhe përgatitore  në gjirin e kuqebluve. Nga sa mësohet, futbollisti në fjalë nuk është se bën pjese në listen e preferuar dhe të kërkuar nga ana e stafit teknik të Vllaznisë për merkaton verore, por megjithatë, ai është parë të stervitet me skuadrën, madje në fund të luajë në ndeshjen e kontrollit organizuar si zakonisht nga ana e teknikut Cungu.  Nga të dhënat që ofron vete futbollisti mësuam se  ai është 24 vjeç, dhe luan si mbrojtës i majtë në kampionatin malazez të kategorisë së trete. Gjithnjë nga burimet e vete futbollistit Martinoviç, ardhja e tij në Shkodër nuk është se është bërë nëpërmjet ndonjë menaxheri të mirëfilltë, por kryesisht nga një rekomandim i ish futbollistit të Vllaznisë, Jani Jovani, person që aktualisht shërben në trupin diplomatik shqiptar në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Në opinionet e para të marrë nga pjesëtarë të kampit kuqeblu, nuk është se kanë përcjellë ndonjë konsideratë rreth përformancës së tij, por gjithësesi malazezi bëri të ditur për TV1 Channel se do të jetë sërish në stervitje edhe për diten e martë. Pavarësisht, nëse shërben apo jo, do të qëndrojë më shumë se dy-tre ditë, apo do të largohet, gjë të cilen e përcakton stafi teknik me në krye Cungu, mbërritja e tij në skuadër konsiderohet pozitive pasi shpresohet të hapë rrugën edhe për të tjerët dhe kryesisht për ato që Vllaznia realisht është e interesuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts