Avokati mbrojtes kerkon ekzaminim psiqik per 25 vjecarin
“Arrest me burg” dha gjykata e shkallës së parë Shkoder për 25 vjeçarin Aurel Ahi, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentative, si dhe arme mbajtje pa leje, ndërsa mbetën të plagosur 3 përsona në qënder të qytetit. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe mësohet se i riu nuk ka folur asnjë fjalë përpara trupit gjykues, por ka qënë avokati i tij mbrojtës ai që ka kërkuar fillimisht ekzaminimin psiqik të klientit të tij. Ai e ka argumentuar këtë kerkese me faktin se 25 vjecari ka probleme mendore, dhe krimi është kryer në këto kushte. Përtej kerkeses se mbrojtjes, trupi gjykues la në fuqi kërkesën e organit të akuzës, duke vlerësuar kështu të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe duke caktuar masës e sigurisë, atë të arrestit në burg. Ahi në gjykatë preferoi të mos flasë, duke ndjekur strategji tjetër me dëshminë e dhënë përpara oficereve të policisë gjyqësore në komisariatin e Shkodres. Atje ai deklaroi se me objektivin e atentatit 32- vjecarin Toni Lisi kishte konflikte dhe debate prej kohesh ndërsa mesditen e së Shtunes kishte vendosur ta ekzekutonte duke e qëlluar plot 8 herë. Sipasojë e plumbave edhe dy kalimtarë mbeten të plagosur lehtë, ndërsa 32 vjecari mori 6 plumba në trup. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aurel Ahi u arrestua nga policia malazeze vetëm pak orë pas krimit në Krajë të Malit të Zi, fal bashkëpunimit me policine e vendit tonë. Ai rezulton se kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.
……..
Në po të njëjtën ditë gjykata dha edhe masën e sigurisë për punonjësin e ndërmarrjes së ujesjelles – kanalizime, përgjegjesin e ujrave të zeza Preke Toma. Atij ju dha arrest shtëpie me mbikçyrje elektronike, ndërsa hetimet vijojne për vdekjen e punonjesit 34 vjeçar Kleutos Çeliku. Mësohet se përpara trupit gjykues, Toma ka treguar lidhur me punimet e kryera atë ditë në zonë dhe kushtet me të cilat punojnë prej vitesh punonjësit e ndermarrjes se ujesjelles – kanalizime.