Sunday, April 27, 2025
HomeKronikaArrestohen nje shtetas Çek per droge ne H.Hotit

Arrestohen nje shtetas Çek per droge ne H.Hotit

-

Tentoi trafikimin drejt vendeve fqinje. Ndalohet edhe M.Livalli

Dy shtetas kane perfunduar ne prangat e policise se Shkodres pasi akuzohen per trafik nderkombetar te lendeve narkotike dhe  prodhim dhe shitje te narkotikëve.  Elchin Ragimov dhe Margjin Livalli u arrestuan pasi iu gjeten  19te dhe 115 kilogram lende narkotike. Ne piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit,  në dalje të Republikës se Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me targë 5AR2462, me drejtues Elchin Ragimov, cili kishte destinacion Malin e Zi. Gjatë kontrollit, u konstatuan 24 pako të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme. Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar  narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u be arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit: Elchin Ragimov, 42 vjeç, banues në Pragë, Çeki. Me  heret policia e Shkodres arrestoi  edhe 46 vjecarin nga shkodra Margjin Livalli. Gjatë  kontrollit të ushtruar në  banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa,  me peshë totale 115 kilogramë. Shtetasi ne fjale akuzohet per “Prodhim dhe shitje te narkotikëve”.  Nderkohe ne vijim te aksioneve per kontrollin e territorit , në fshatin Zimaj të Lezhës, janë gjetur dhe asgjësuar  170 bimë lënë Cannabis Sattiva.Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se është proceduar në gjendje të lirë Kryetari e fshatit, Z.B, 60 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza e moskallëzimit të krimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts