Italiani, Kristian Panuçi merrë drejtimin e kombëtares
Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë ka zyrtarisht një trajner të ri. Drejtuesit e federates pas largimit te Xhani de Biasit, kane preferuar te mbesin serish ne shtetin fqinj, duke ja besuar kete detyre 44-vjeçarit, Kristian Panuçi. Ish futbollisti i njohur i disa skuadrave, si Milan, Real Madrid, Inter, Roma, është prezantuar zyrtarisht nga presidenti Armando Duka. Kontrata që mban Panuçin të lidhur me kuqezinjtë është për një afat kohor 2 vite e 4 muaj, periudhë kjo që i është vënë si objektiv mbyllja e kualifikueseve “Rusi 2018” me një vend të tretë në Grupin G dhe më pas për të synuar kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian 2020.
Me interes është pritur edhe fjala e teknikut të ri të kombëtares Panuçi, ku ndër të tjera ai është shprehur shumë i kënaqur dhe i nderuar që i besohet drejtimi i kuqezinjve.
Nje dite me pare ne FSHF u be publike nisma e krijimit te Liges Profesioniste. Nga sa bëhet e ditur, pro formimit të Ligës Profesioniste të futbollit shqiptar është shprehur edhe administratori i kuqebluve, Astrit Gjyrezi. Sipas tij, klubi i futbollit Vllaznia, ka disa muaj që është njohur me materialin e përgatitur duke dhënë OK në këtë drejtim. Gjyrezi e quan një hap pozitiv iniciativen e marrë nga vete klubet e kategorisë superiore të futbollit shqiptar. Liga Profesioniste pritet të hyjë në fuqi me fillimin e muajit tetor, ndërkohë disi më vonë nga fundi i tetorit Asambleja e Ligës Profesionistë do të miratojë strukturën dhe organet e saj drejtuese për të qënë kësisoj gati në marsi e vitit 2018-ës si anëtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.