Friday, April 19, 2024
HomeSportProbleme financiare tek Vllaznia

Probleme financiare tek Vllaznia

-

 

Kërkohet rroga e majit, Shtubina mungon dy ditë në stervitje

 

Situata tek Vllaznia nuk duket të jetë e qetë. Shqetësimet vijnë nga problemet financiare dhe më konkretisht bëhet fjalë për një rrogë të munguar, atë të muajit maj, që  pjesëtarët e skuadrës kuqeblu thuhet se nuk e kanë që nga sezoni i kaluar futbollistik. Kjo ka bërë të nisin reagimet e para në kampin kuqeblu, ku për një problem të tillë kanë kërkuar sqarime thuajse të gjithë futbollistët që janë nën kontratë. Megjithatë, njëri prej tyre, dhe pikërisht kapiteni Ndriçim Shtubina ka shkuar më tej se kolegët e tjerë të skuadrës. Prej dy ditësh mesfushori kuqeblu nuk është paraqitur në seancen stervitore në “Reshit Rusi”. Burime konfindenciale pranë klubit kuqeblu e pranojnë problemin në fjalë, madje duke e mirëkuptuar kapitenin për shqetësimin e paraqitur. Por, në të njëjtën kohë, edhe pse një problem i tillë i cili thuhet se vjen nga problemet e përkohshme që ka klubi me lëvrimin e financave të tij, ai pritet të zgjidhet në një kohë sa më të shpejtë. Të njëjtat burime nuk duket se e kanë parapëlqyer qëndrimin publik të mbajtur nga ana e kapitenit, prej të cilit presin një monitorim tjetër të skuadrës si kapiten që është dhe jo të shkojnë në këtë pikë ekstreme. Per problemin ne fjale edhe tv1 channel tentoi nje komunikim me Shtubinen, por ishte e pamundur. Nga sa thuhet, drejtuesit e klubit, por edhe ato të bashkisë, ashtu siç kanë qënë korrekt edhe në peiudhat e mëpaershme, kanë garantuar futbollistët dhe stafin teknik që shumë shpejt çdo gjë do t’i rikthehet normalitetit. Ndërkohë, përsa i përket procesit stervitor duhet thënë se Vllaznia vijon të përgatitet me seriozitet në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”. Pasi ka vijuar të stervitet për dy ditë me radhë  me skuadrën kuqeblu, diten e mërkurë, futbollisti të ardhur nga shteti fqinjë i Malit të Zi, Nikolla Martinoviç është larguar. Burime zyrtare nga klubi bëjnë të ditur se malazezit që luante në krahun e majtë të repartit të mbrojtjes i ka përfunduar prova e tij me skuadrën.  Një gjë e tillë, në fakt pritej, pasi në listën e trajnerit Cungu për ato futbollistë cilësorë që ka kërkuar t’i bashkohen Vllaznisë, emri i tij nuk figuronte. Gjithësesi, tekniku Cungu është në pritje të realizimit të asaj liste që ai ka dorëzuar tek drejtuesit e klubit, pasi sipas tij, ato janë emrat që i duhen Vllaznisë, mes të cilëve është edhe Edon Hasani.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts