Bashkia Shkoder vijon te heshte perballe ketij realiteti
Stina e verës rrit numrin e aksidenteve në vend, por fatkeqësisht përveç shkaqeve që janë të njohura nga te gjithë, në Shkoder po ndikon drejteperdrejte edhe pushteti vendor me papergjegjshmerine e tij. Ne thuajse pjesen me te madhe te akseve kryesore, e nder me te frekuentuara, prej javesh qendrojne te hapura gropat ne mes te rruges, te cilat pasi jane kryer punimet ne rrjetin nentokesor, vetem jane mbushur me çakull.
Një pakujdesi e vogel dhe veçanerisht ne oret e nates, pasojat mund te jene fatale.
Ndermarrjet te cilat kane nderhyre per te punuar ne rrjetin nentokesore, ne nje situate normale do te duheshin qe pas kryerjes se punimeve ti kthenin serish ne gjendjen e meparshme, por jane mjaftuar vetem me hedhjen e zhavorit duke bere qe situata te perkeqesohet edhe me shume. Drejtuesit e automjeteve ose jane te detyruar te kalojne siper tyre duke demtuar mjetet, ose te perballen me rrezikun per aksidente duke devijuar rrugen. Kjo gjendje eshte prezente ne rrugen nga teatri Migjeni drejt Kirasit, tek Isa Boletini, ne Rus, tek kisha e Madhe etj. Eshte krejtesisht jashte çdo logjike qe bashkia e Shkodres po tregon neglizhencen e saj perballe ketyre situatave aspak te justifikueshme. Pasi ne çdo vend te botes puna e nisur per riparime nuk lihet pergjysme duke rrezikuar qytetaret, por kthehet ne gjendjen ne te cilen ka qene me pare. Nuk eshte rasti i pare qe bashkia ben nje sy qorr e nje vesh shurdh, por deri ne momentin qe kjo e fundit te vendose per mbylljen e ketyre gropave, mbetet per te shpresuar qe te mos ndodhin aksidente te renda.