Shkodër
Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër
Kontroll për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni nga toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore.
Asgjësohen 716 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në tokë të hapur
Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike
Pas një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e marra ne rrugë operative, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Menza”, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 716 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Si rezultat i veprimeve dhe informacioneve të mara në rrugë operative, u bë shpallja në kërkim e shtetasit, P. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, i cili dyshohet se është autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.