Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetJa pasuritë e ministrave të qeverisë

Ja pasuritë e ministrave të qeverisë

-

 

Dalin edhe pasuritë e ministrave të qeverisë. 10 gra u bënë pjesë e qeverisë Rama në mandatin e parë. Ato drejtuan kabinete të rëndësishme në përiudha të ndryshme. Por sa fituan ata gjatë qeverisjes? Si ndryshoi pasuria e tyre? Ku u punësuan të afërmit dhe çfarë interesash ekonomiko – financiare menaxhojnë familjarët e tyre, a i deklarojnë ato shpenzimet për udhëtime, makina apo detaje luksi?

Këtyre pyetjeve mëton t’u japë përgjigje publikimi nga Open Data i deklarimit të pasurive të Lindita Nikollit, Mimi Kodhelit, Milena Haritos, Ermonela Felajt, Mirela Kumbaros, Klajda Gjoshës, Milva Ekonomit, Eglantina Gjermenit, Ogerta Manastirliut dhe Olta Xhaçkës

Lindita Nikolli, ish –ministrja e Arsimit, që u largua për t’i lënë vendin ministres teknike të PD –së, deklaron këto të ardhura për vitin 2016 (deklarimin e plotë nga viti 2012 e gjeni në linkun në fund të lajmit të lapsi.al).

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.
Të ardhura nga Bonuse Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Nuk ka
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Nuk ka
Të ardhura Qiradhënie Nuk ka
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Nuk ka
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1) Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.
3) Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.
4) Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, 886 056 lekë.
5) Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion 100%
Të tjera Nuk ka

 

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka deklaruar këto të ardhura për vitin 2016

 

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura nga paga si Ministër i Mbrojtjes, 1 566 461 lekë.
Të ardhura nga Bonuse Nuk ka
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Nuk ka
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies 1) Të ardhura nga interesa depozite, 2 962 lekë, pjesa takuese 50%.
2) Të ardhura nga interesa depozite, 11 euro, pjesa takuese 50%.
3) Të ardhura nga interesa depozite, 1.7 dollar, pjesa takuese 50%.
Të ardhura Qiradhënie Nuk ka
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Nuk ka
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1) Bashkëshorti Z.Lekë Kodheli të ardhura nga paga në vlerën 331 469 lekë.
2) Djali Z. Mikel Kodheli të ardhura nga paga, dy muaj, 57 718 lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion 1
Të tjera 1) Tre llogari bankare të pandryshuara nga viti i mëparshëm, pjesa takuese 50%.
2) Gjendje llogari bankare në emër të djalit, pakësuar me 400 lekë, pjesa takuese 50%.
3) Gjendje depozitë bankare, pakësuar me 5 euro, pjesa takuese 50%.
4) Gjendje llogarisë rrjedhëse, shtuar me 1 075 080 lekë, pjesa takuese 50%.
5) Gjendje depozitë bankare shtuar me interesat 2 962 lekë, pjesa takuese 50%.
6) Gjendje depozitë bankare shtuar me interesat 11 euro, pjesa takuese 50%.
7) Gjendje depozitë bankare shtuar me interesat 1.7 dollar, pjesa takuese 50%.
8) Gjendje llogari bankare, pakësuar me 85 euro, pjesa takuese 50%.
9) Gjendje llogari bankare, e pandryshuar, pjesa takuese 50%.

 

Milena Harito, si ministre e shtetit për Inovacionin dhe Administratën, deklaron si të ardhura edhe një qera nga një shtëpi në Paris dhe një studio në Kremlin Bicetre në Francë.

 

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura bruto nga paga si Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, 2 097 120 lekë.
Të ardhura nga Bonuse Nuk ka
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Nuk ka
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Nuk ka
Të ardhura Qiradhënie 1) Të ardhura nga qiradhënie e ambienteve suplementare e shtëpisë në Paris (parkingje) në vlerë 8 164 euro.
2) Të ardhura nga studio në Kremlin Bicetre Francë 3 243 euro.
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Nuk ka
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Bashkëshorti Z. Isidor Shteto, paga bruto në Credit Agricole Paris 114 375 euro.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion 1.76
Të tjera 1) Gjendje llogarisë bankare, 4 811 euro, shtuar me 4 611 euro.
2) Gjendje llogarisë bankare, 2 955 euro, shtuar me 1 928, pjesa takuese 50%.
3) Gjendje llogarisë bankare, –3 920 euro, shtuar me 2 992 euro, pjesa takuese 50%.
4) Gjendje llogarisë bankare, 1 094 832 lekë, shtuar me 1 016 031 lekë.
5) Gjendje llogarisë bankare, 272 euro, pakësuar me 132 euro.

 

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2016

Përshkrim shpenzimi
1) Shlyer gjatë 2016 kredi në vlerën 12 294 euro (principal dhe interesa), mbeten pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera prej 199 750 euro.
2) Shlyer gjatë 2016 kredi në vlerën 5 001 euro pagesë vjetore për një kredi me gjendje të papaguar në 31 dhjetor 2016 me vlerë 116 091 euro.

 

Ermonela Felaj, si ministre për Marrëdhëniet në Parlament ka të adhura nga trashëgimia, veç pagës së saj dhe bashkëshortit.

 

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura nga paga si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, 1 566 456 lekë.
Të ardhura nga Bonuse Nuk ka
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Nuk ka
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Të ardhura nga interesa depozitë bankare, 30 euro, pjesë e regjimit martesor.
Të ardhura Qiradhënie Nuk ka
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Të ardhura nga çelje trashëgimi nga nëna e ap. banimi me sip. 50 m2, 1/8 pjesë takuese e cila sipas kontratës së shitjes të datës 04.02.2016 ka një vlerë prej 1 100 000 lekë dhe i është dhuruar babait.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1) Bashkëshorti Bledar Valikaj, të ardhura nga paga si Oficer Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, 960 743 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga interesa depozitë bankare, 2 340 lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion 170%
Të tjera Gjendje llogarisë bankare nga paga e dy bashkëshortëve, 2 450 797 lekë.

 

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2016

Përshkrim shpenzimi
Nuk ka

 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për vitin 2016 ka të ardhura nga paga e saj, nga interesa bankare, nga bashkëshorti dhe vajza që punon në Bankën Botërore.

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura nga paga si Ministër i Kulturës, 1 566 456 lekë.
Të ardhura nga Bonuse Nuk ka
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Nuk ka
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies 1) Të ardhura nga interesa depozite, 143 euro, pjesa takuese 50%.
2) Të ardhura nga interesa bankare, 386 000 lekë, pjesa takuese 50%.
Të ardhura Qiradhënie 1) Të ardhura nga qiradhënia e dy apartamenteve, 550 000 lekë.
2) Të ardhura nga qira ap., 3 900 euro.
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Nuk ka
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1) Bashkëshorti Z. Aleksandër Furrxhi të ardhura nga paga dhe honoraret, 4 284 000 lekë.
2) Bashkëshorti, interesa të shtuara në llogari personale 245 417 lekë.
3) Bashkëshorti, të ardhura nga honorare, 395 000 lekë.
4) Vajza, të ardhura nga honorare pranë Ëorld Bank, 81 396 lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion 1.83
Të tjera 1) Gjendje llogari personale pakësuar me 391 euro, pjesa takuese 50%.
2) Gjendje depozitë bankare shtuar me interesat, 143 euro, pjesa takuese 50%.
3) Bashkëshorti, gjendje llogari page, shtuar me 1 304 612 lekë, pjesa takuese 50%.
4) Gjendje llogari bankare pakësuar me 18 euro, pjesa takuese 50%.
5) Fond Pensioni CPIC për konsulencë dhe ekspertizë, krijuar në vitin 1991, shtuar me 214 euro, pjesa takuese 50%.
6) Gjendje llogari page shtuar me 1 748 112 lekë, pjesa takuese 50%.
7) Gjendje llogari bankare pakësuar me 12 euro, pjesa takuese 50%.

 

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2016

Përshkrim shpenzimi
Shlyer për vitin 2016 –128 000 lekë për kredi bankare me principal 2 000 000 lekë.

 

Klajda Gjosha, ministre e Intergimit, të ardhurat për vitin 2016 i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts