Sekuestrohen armë dhe municione
Arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar si posedues i tyre si dhe autor i dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit të fshatit ku banon ( ku kishte konfliktin)
Me datë 20.07.2017, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, falë ndërhyrjes në kohë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të një konflikti mes banorëve dhe një shtetasi, si dhe sekuestrimi i disa armëve dhe municioneve.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ndue Rica, 63 vjeç , banues në fshatin Shkopet , Kurbin
Pas ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ndue Rica, ku gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në një ambient afër banesës së këtij shtetasi , armë zjarri e municione luftarake të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:
– 2 pushkë model 63
– 19 kapsolle detonatore
– 5 metër fitil zjarrpërcjellës
– 835 fishekë të ndryshëm ( pushke dhe pistolete)
– 3 krehëra
Shtetasi Ndue Rica, kishte konflikt me disa fqinjë të tij në lidhje me rrjetin e ujësjellësit.
Gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit që furnizon banorët e fshatit ku ai banon si dhe të shtetasve me të cilët ka konflikt.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” dhe “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar nga nenet 278 dhe 159 të Kodit Penal