Presidenti i IUSY, Howard Lee teksa ndodhet në Jalë me të rinjtë e LRI-së, ka zhvilluar edhe një bisedë me presidentin e zgjedhur Ilir Meta.
Teksa bën një përshkrim rreth ambientit dhe veshjes, larg ambienteve politike Lee vlerëson Ilir Metën për përulësinë dhe humanizmin.
“Të zhveshur nga kostumi i zyrtarit, duke bërë një bisedë rreth Ballkanit dhe politikave globale, turi ndërkombëtar i të rinjve eurosocialiste me #IUSY rreth së kaluarës dhe të tashmes, me pije ndër duar, të dy në pantallona të shkurtra dhe T- shirt”, bën një përshkrim Lee.
“Ai më bëri të ndihem sikur po flisja me një të barabartë, pavarësisht se ka disa dekada më shumë përvojë në nivelin më të lartë të qeverisjes dhe një karrierë të shquar që vazhdon të jetë e fortë në politikë. Nuk është çudi që ai është ai që është sot.
Barazia tregohet më mirë jo përmes fjalëve, por kur një qenie njerëzore si #IlirMeta, ish kryeministri shqiptar, ministri i Jashtëm dhe tani Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, tregon përulësinë dhe humanizëm në mënyrën se si ai ka bërë…”, shkruan ai.