Saturday, April 20, 2024
HomeSportKosovari nga Zvicra ne prove te Vllaznia

Kosovari nga Zvicra ne prove te Vllaznia

-

 

Ndonëse akoma nuk ka firma konkrete për futbollistë të ardhur në merkaton verore, në kampin kuqeblu ka lëvizje. Kjo është parë edhe me mbërritjen e një futbollisti që i përket kampionatit të  kategorisë së dytë në Zvicer, por që më herët ka luajtur edhe në futbollin Italian. Ai quhet Alban Ramadani, kosovar me banim në Zvicer, 22 vjeç me gjatësi 1 meter dhe 84 cm, futbollist që i përket repartit të mesfushës dhe kryesisht si mesfushor shkatërruesi. Ekipi më i fundit që është aktivizuar është  Chiasso, ndërkohë që në CV-në e tij ai figuron të ketë luajtur edhe me ekipe të tjera të njohura si Maceratese, Pordenone, Padova, etj. Kosovari Ramadani ka konsumuar një seance të plotë pasditen e së martës duke qënë në përbërje të grupit të kuqeblu, madje në pjesen e fundit të seances, aty ku si zakonisht tekniku Cungu organizon një ndeshje mes dy formacioneve është aktivizuar në qëndër të mesfushës. Përshtypjet e para duket se kanë qënë pozitive, por sipas burimeve pranë klubit, futbollisti në fjalë pritet të largohet diten e mërkurë drejt Zvicres për arsye personale, ndërkohë që ka një marrëveshje për një rikthim të  pritshëm të tij të dytë për të vijuar proven tek kuqeblutë. Bazuar edhe në aktivizimet e suksesshme me klubet e tjera të mëparshme, qoftë në Itali dhe Zvicer, drejtuesit kuqeblu shpresojnë të kenë gjetur futbollistin e duhur, por gjithsesi më saktësisht për të ardhmen e këtij futbollisti do të flasë moment i rikthimit në Shkodër, ku edhe do të ketë më shumë kohë në dispozicion për provë. Një tjetër lajm i mirë për kampin kuqeblu është edhe akordi që mesfushori shkodran Arlind Kalaja ka arritur me drejtuesit e klubit përsa i përket nënshkrimit të kontratës për sezonin  e ardhshëm futbollistik. Nga sa bëhet e ditur, Kalaja ka pasur një takim zyrtar me administratorin e klubit kuqeblu, Astrit Gjyrezi dhe të dy palët kanë rënë dakort për pikat e kontratës, e cila zyrtarisht pritet të nënshkruhet pas pak ditëve së bashku edhe me një grup të tjerë futbollistësh kuqeblu, të cilët edhe ato kanë bërë të njëjtën gjë duke rënë dakord ashtu si Kalaja për vijueshmërinë e bashkëpunimit me Vllazninë.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts