Tuesday, March 28, 2023
HomeKronikaArrestohen dy shtetas dhe 1 procedohet penalisht per prostitucion

Arrestohen dy shtetas dhe 1 procedohet penalisht per prostitucion

-

 

Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “LAST TIME”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ndalohet 1 dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.

Me datë 27.07.2017 nga efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Last time”.

Pas një hetimi të mirëfilltë policor disa mujor me metoda speciale u bë e mundur dokumentimi ligjor dhe goditja e një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës, i cili shfrytëzonte për prostitucion femra të mitura.

Si rezultat i punës hetimore u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.

Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

U bë ndalimi i shtetasit:
Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur” parashikuar nga nenet 128/b-22 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë për veprën penale ” Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 114/2 e 25 i Kodit Penal , ndaj shtetasit:

P. S. 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,753FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts