Friday, May 24, 2024
HomeAktualitetKaos nga mungesa e nje terminali autobusesh

Kaos nga mungesa e nje terminali autobusesh

-

Shkodra mbetet një qytet i pelqyer nga turistet e huaj, por edhe ato vendas. Në çdo stinë të vitit, e veçanërisht në vere numri i grupeve të huaja që vizitojnë këtë rajon dy deri në tre fishohet. Por ajo që vijon të mbetet peng i burokracive institucionale, e që prej vitesh vetëm premtohet, është ngritja e një terminali autobusesh. Sot ato stacionohen në qender të qytetit, duke krijuar përveçse një imazh të shëmtuar, në të njëjtën kohë duke u bërë shkaktare të trafikut kaotik.

Askush nuk di të thotë se kur do të miratohet ndërtimi i këtij terminali, por plani i përgjithshëm vendor i Shkodres mban peng zhvillimin në tërësi të qytetit, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë investues.  Bashkia Shkoder deklaroi pak muaj më parë se kishte akorduar një shumë prej 3 milion lekësh për studimin e situatës në qytet sa i përket rrugëve dhe sinjalistikës, por zgjidhja ka munguar dhe kaosi i krijuar kërkon nderhyrje konkrete, e jo studime e letra të tjera burokratike. Mjafton një dalje në qytet për të kuptuar se duhet ndërhyre në mënyrë sa më të shpejte, pasi terminali nuk është më luks, por një domosdoshmeri. Për fat të keq po lëmë muajin e shtatë të këtij viti dhe me gjasë vetëm në 2018-en, Shkodra do të mund të flasë për një projekt të tillë, pasi me hapat që ecen bashkia e këtij qyteti, me siguri ndërtimi i tij do të jetë i realizueshem vetëm pas 2 apo 3 vitesh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts