Sunday, March 23, 2025
HomeKronika“Last time”, 3 ne pranga dhe 1 i proçeduar

“Last time”, 3 ne pranga dhe 1 i proçeduar

-

Policia e shtetit , sektori i hetimit të narkotikeve dhe trafiqeve në bashkëpunim me prokurorine e krimeve të rënda, finalizuan operacionin e koduar “Last time”, duke vënë në pranga 3 shtetas dhe proçeduar në gjendje të lirë një tjeter. Gjithçka erdhi pas një hetimi të mirëfilltë policor disa mujor me metoda speciale, ku u bë e mundur dokumentimi ligjor dhe goditja e një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës, i cili shfrytëzonte për prostitucion femra të mitura. Në pranga ranë shtetasit: Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, , e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit,  Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur”. Në gjendje të lire për vepren penale “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur e kryer në bashkëpunim” po ndiqet edhe 47 vjeçari P. S, banues në Rranxa, Vau Dejës. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje te metejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë. Pritet që nga ana e oficereve të policisë gjyqesore të nisë marrja në pyetje e të miturave të shfrytëzuara nga këto persona, si dhe të zbardhen të gjitha përgjimet, të cilat do të jenë pjesë e dosjes hetimore të këtyre personave, tashmë të vënë në pranga nga policia e shtetit.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts