Friday, April 19, 2024
HomeSportMerkato kuqeblu

Merkato kuqeblu

-

Kuqeblutë po provojnë alternativa të ndryshme në lidhje me merkaton verore. Pas kosovarit Alban Ramadami, në kampin kuqeblu janë shfaqur edhe dy futbollistë të huaj, të cilët i përkasin sektorit të portës dhe qëndrës së mbrojtjes që në një farë mënyre duket  se janë zëvendësuesit e malazezëve te aktivizuar sezonin e kaluar tek Vllaznia, Jasmin Agoviç dhe Stefan Cicmil. Bëhet fjalë për  Bojan Zogoviç, portjer, 28 vjeç, i gjatë 1 metër dhe 92 cm me banim në qytetin malazez Berane. Skuadra e fundit me të cilen ai është aktivizuar është Radniçki, ndërkohë që gjatë karrieres sportive ka mbrojtur porten edhe të ekipeve të tjera, si Novi Pazar, Metalac, Rijeka, etj. Zogoviç, i cili vjen në Shkodër për të zëvendësuar largimin e malazezit Agoviçit është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit të portjerëve, Avernir Dani, i cili është parë të punojë gjatë të gjithë kohës në njërën nga portat e fushës së bashku edhe me dy portjerët e tjerë ekzistues të Vllaznisë, Selimaj dhe Sherri. Futbollisti tjetër që është paraqitur në stervitjen e së mërkures është qëndërmbrojtësi serb, Vladimir Otasheviç. Nga të dhënat që ofrohen për të, ai është 31 vjeç, i gjatë 1 metër dhe 90 cm dhe me një karrierë të pasur sportive, ndër të cilat aktivizimet më të shumta i ka kaluar pranë ekipit Metalac Gornji Milanovac, por në vite të ndryshme edhe me skuadra të tjera të kampionatit serb dhe jashtë. Ndërkohë që kolegu i tij Zogoviç stervitej nën urdhrat e trajnerit të portjerëve Dani, serbi Otasheviç punonte në krahun tjetër së bashku me grupin kuqeblu nën drejtimin e trajnerëve Gungu dhe kolegut të tij Maxhar, fillimisht me ushtrime atletike, më pas lojra në kuadrat dhe së fundmi edhe me minutat e lojës mes dy formacioneve që si zakonisht tekniku Cungu i zhvillon në pjesen e fundit të stervitjes. Në lidhje me dy të ardhurit e fundit, portjerin malazez, Bojan Zogoviç dhe qëndërmbrojtësin serb, Vladimir Otasheviç deri tani nuk ka ndonjë opinion të shfaqur nga ana e stafit teknik, gjë e cila do të vijë patjetër në seance e radhës që me të gjitha gjasat do të vendosë në lidhje me qëndrimin e tyre tek Vllaznia, apo jo. Gjithnjë me Vllazninë, një lajm i mirë për klubin kuqeblu ka të bëjë me firmosjen e parë zyrtare nga ana e titullarëve të skuadrës kuqeblu. Ai është mesfushori Arlind Kalaja, që pasi një ditë më parë u arrit akord me drejtuesit menjëherë ka ardhur edhe firma zyrtare me kuqeblutë.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts