Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetRama shpërthen ndaj drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen që sot. Ikni, nga...

Rama shpërthen ndaj drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen që sot. Ikni, nga i pari te i fundit

-

Pasi i kritikoi ashpër, Rama në fund ka shpërthyer duke thënë: “Jepni dorëheqjen nga i pari te i fundit. Nuk jeni për këtë punë. Ikni që tani!”, ka thënë Rama.

“Unë kam këtu një listë rastesh konkrete. Këto janë ndjekur edhe nga zyra ime, si pasojë e ankesave. Po ju them që pjesa dërrmuese e rasteve, janë shkelje flagrante e punonjësve të tu ndaj qytetarëve.

Kërkohen absurditete nga zyrat tuaja. Dhe kur vjen ankesa këtu në zyrën time u jepet hipoteka. Nëse nuk bëhet, nuk bëhet. Kush mban përgjegjësi për këto tortura që u bëhen njerëzve që torturohen nga ju? Legalizimet janë një anë, dhe të tjerat vazhdojnë me titujt e pronesisë.

Sa për t’ju dhënë një shembull: Shikoni çfarë u kërkohen njerëzve. U kërkohen certifikata familjarë bujqësore që s’kanë lidhje me ligjin tjetër.

Prandaj, unë s’dua të zgjatem më tutje. Por duke parë edhe raportin e kërkesave, ju duhet te ikni! Nga i pari deri te i fundit jepni dorëhejqen sot që të paktën të ikni me dinjitet fundor nga kjo punë”, tha Rama.

Rama bën “zap” drejtorët e Hipotekave: Raportet tuaja, fiktive. Gënjeni!

Kryeministri Rama ka pritur sot në zyrën e tij në Kryeministri drejtorë të Hipotekave në të gjithë vendin.

Rama foli ashpër përballë tyre, duke thënë se kanë gënjyer në raportet që i kanë dërguar zyrës së tij.

“Ju keni përpiluar raporte fiktive. Sipas jush del që keni vetëm 5126 leje të patrajtuara, ndërkohë që shifra reale është pesë fish më e lartë”, u tha Rama.

“Nga ana tjetër, për sa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave, të dy viteve më parë, për blloqet kadastrale jemi në shifrën e 11 % , që është katastrofike”, tha Rama.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts