Monday, May 20, 2024
HomeAktualitetF.Ndoci: Bashkia te mos vjele vetem para por edhe te pastroje...

F.Ndoci: Bashkia te mos vjele vetem para por edhe te pastroje Velipojen

-

Kengetari shkodran Frederik Ndoci serish akuzon bashkine e Shkodres per mungesen e vemendjes ndaj plazhit te Velipojes. Ne nje tjeter status ne facebook ai shkruan:

 

Te dashur shqiptar kritike e nihiliste.
Para disa ditesh nxorra nje foto ne nje mengjes te zakonshem ne velipoje por qe nga fotoja u ba pak i jashtzakonshem, reagimet tuaja qe shpesh dukeshin se ja kalonin perralles dhelpra dhe rrusht,per ziline e madheshtise se plazhit velipoj. Ose disa kalonin ne fajsimin e qeverive politikave, shpesh i Zoti i lopeve ose i Zoti i plehrave kaloi edhe në ofendim direkt personal në adresen teme. Kuptohet nga kendveshtrimi i gjithkuj dhe menyra se si e Ka frekuentu oren e letersise dhe ne se e din adresen e bibliotekes se qytetit ku ka lind. Fenomene qe rendojne mbi ndergjegjen e gjithsejcilit, fenomene qe ulin nivelin e qytetaris, fenomene qe vrasin te ardhmen e turizmit, jane ma te rrezikshme se nje foto cinike kritikuese e cila nuk ka qellim me ul as plazhin, as plazhistat, as bisnesin, as lopet, por me rrite kujdesin e gjithsejcilit, pasi edhe nje bisht cigare e hedhun, esht ndotje.
Pra me nje foto qe vret thelle ndergjegjen dhe kjo foto nuk po ofendon askend, askush nuk e perule punen mjaft te kujdeseshme te cdo biznes-mani ne velipoj, qe asht per tu admiru ne ecurine e saj cilsore, Por po kritikoj disa ndergjegje mesjetare te qellimshme nga anti bisnesi, ose e thane ma qarte nga inatçoret kundra bisnesit. Jam tuj kritiku edhe bashkine e qytetit, e cila vetem duke shtue nje skuadrilje te vogel, ndihmes polic bashkie dhe me policine e rendit, te kordinoje levizjen e lire te kafsheve, dhe te kontrolloje thjeshte evitimin e ketyre pamjeve jo romantike. Po te kapen kafshet qe hyjne pa leje ne territorin e plazhit, te mbahen deri sa tu dale i zoti, te paralajmerohen pronaret dhe nese e perserisin, tu vihet gjobe nese e perserisin prap, te vihet dy fish gjobe gjer sa ndergjegja te lartesohet jo nga vetdija por nga frika e boshatisjes se portofolit.Nuk eshte vetem velipoja problem, eshte gjith bregdeti yne, te mendojne pak se L ope ka edhe Zvicer-a Austria Hollanda Gjermania etj, 1000 here, ma shum se Shqiperia, Po me siguri qe askush prej jush qe jeton atje, nuk i ka pare shpesh ne rruge ose ne vende publike. Asht kafshe lopa dhe nuk ka ndergjegje, ka vetem instikt, Po i Zoti cilen prej ketyre emicioneve ka,ndergjegje apo instikt? Pse me e lane lopen derrin delen dhine qenin pulen rosen paten gjeldetin Arushen krokodilin … te lira??? Prandaj edhe nje here, kjo foto e kritike,nuk asht kunder bukurise natyrore shqiptare, por asht per mentalitetin dhe ndergjegjen e ulet te njerzve cmirezi,j qe kan per biznesin gjysma e atyre qe dikur e shiten gjysmes tjeter, shkodraneve apo bashkfshatarve velipojak,
Sot qe pastertia dhe rregulli i plazhit velipoje ne krahasim me 2006 asht 96% ma I paster I rregullt dhe ma I sistemuar ne 2017. Dhe kjo merite i takon 80% bisnessit privat 18% komunes se velipojes dhe ndoshta 2% bashkis shkoder. Bashkia e shkodres mos me I dergu police vetem per vjelje paresh dhe taksash + pushime familjare, Por edhe per te krijuar nje faune e bukuri te perbashket ne plazhet tona, sepse jane tonat dhe jo te individeve, hidhni nje sy nga rezort grand hotel Europa, te plazhi Ada dhe me thoni sa eshte ndryshimi me plazhin dhe ambjentett ne qender te velipojes. Kritika vlen per me tregue se sa shum me dhemb shqipria kur lengon, e kur rrim indiferent ndaj fenomeneve qe vrasin te ardhmen e turizmit frekuentimit dhe rritjes se kerkesave te konsumatorve pushues nga viti ne vit .

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts