Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetE.Rama, D.Demiraj dhe FSHF kontaktojne kroatet per B.Morinen

E.Rama, D.Demiraj dhe FSHF kontaktojne kroatet per B.Morinen

-

Kryeministri Edi Rama ka nisur kontaktet me aurotitetet kroate pas vendimit të Gjykatës e Shkallës së Parë në Dubrovnik e cila ka vendosur ekstradimin e Ismail ‘Ballist’ Morinës drejt Serbisë, ndonëse cështja është apeluar. Në njoftimin e FSHF-së thuhet se presidenti Armand Duka dhe kryeministri Edi Rama janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit

…………….

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj thotë se ka kontaktuar me ambasadoren kroate në Tiranë, . Sanja Bujas-Juraga lidhur me rastin e Ismail Morinës.

Morina është ndaluar nga autoritetet kroate dhe katër ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi.

“Vetë ministri Demiraj dhe familjarët e zotit Morina, ka vënë në dispozicion të autoriteteve kroate dokumentacionin që dëshmon përdorimin politik të kësaj çështje” thuhet në një njoftim të shpërndarë për median nga ministria e Brendshme.

“Përmes njoftimit mësohet se ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj çështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”, thuhet në një reagim të Ministrisë së  Punëve të Brendshme.

………………………

FSHF reagon publikisht dhe i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

Ismail Morina është ndaluar nga autoritetet kroate dhe katër ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi.

“FSHF është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një cështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast. FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një dicka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë.” thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndërkaq, shtohet se  Federata ka nisur menjëherë kontaktet edhe me autoritetet shqiptare për të parë dhe operuar cdo mundësi që ekziston deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, në mosekstradimin e tij drejt Serbisë.

………..

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts