Saturday, May 18, 2024
HomeKronikaPolicia jep versionin zyrtar per goditjen e mjekut

Policia jep versionin zyrtar per goditjen e mjekut

-

Shkodër

Me datë 29.07.2017, ora 12.20 është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi B. G. 31 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” me detyrë doktor, kirurg në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në kallëzimin e bërë, shtetasi B. G, ka sqaruar se i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon, shtetasi A.K dhe i ka kërkuar të takohet me të.

Pasi e ka takuar shtetasin A.K, 45 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, ky shtetas e ka goditur me grushta, me pretendimin se bashkëshortja e tij nuk ka marrë mjekimin e duhur nga ana e doktorit por i kishte dhënë një rekomandim për mjekim në QSUT.

Nga shërbimet e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit të lartpërmendur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts