Monday, April 28, 2025
HomeAktualitetShpetoi 4 te plagosurit ne Velipoje

Shpetoi 4 te plagosurit ne Velipoje

-

Eshtë në krye të detyres, ndonëse një ditë më parë përfundoi në spital me shenja asfiksie pasi u erdhi e para në ndihmë 4 personave të plagosur nga shpërthimi si pasojë e rrjedhës së gazit në një restorant në Velipojë. Ndihmës mjekia Vjollca Voci arriti të ndërhyjë në kohë për të shpëtuar një tjetër jetë, këtë radhë një të moshuari që po mbytej. Por si ishte përballja e parë me zjarrin në Velipojë dhe kujt i dha ndihmën e parë. Ajo tregon se ishte pikërisht 55 vjeçari pronari i lokalit Besnik Zenuni që ndihmoj, pasi ai ishte pa ndjenja, e më pas i biri 33 vjeçar Hektor Zenuni që vetëm therriste për ndihmë.

 Vjollca Voci, ndihmës mjeke

Vetë Voci e cila mbeti e lënduar, tregon se kur ndërhyri për t’u ardhur në ndihmë qytetareve të plagosur nuk mori parasysh asgjë. Ndërkohë ajo shton se vijon të ndjejë shqetesime, por kjo nuk e ka penguar të vijojë misionin e saj në qendren shendetesore Velipojë.

Ky është rasti i parë në 17 vitet e punës në qarkun e Shkodres që ajo asiston me të tilla përmasa shpërthimi, por tregon se më herët ka qënë në krye të detyres edhe kur ndodhi shpërthimi në Gerdec.

Në fund ajo e mbyll pronocnimin e saj duke ju uruar shërim të shpejtë 4 të lënduarve nga kjo ngjarje dhe më pas sërish hipën në autoambulancën e Velipojes, duke u rikthyer në krye të detyres në zonën turistike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts