Friday, May 24, 2024
HomeAktualitetIlir Meta firmos dekretin e parë si President, ja kujt i dha...

Ilir Meta firmos dekretin e parë si President, ja kujt i dha gradë madhore

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë sot dekretin e parë. Ai i dha gradën madhore “Gjeneral Brigade” kolonel Bardhyll Kollçakut. Kollçaku ka statusin e “Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes

kollcaku

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
Dekretoj
Neni 1
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts