Thursday, March 30, 2023
HomeAktualitetRama “selektiv”: Cilët janë drejtorët e spitaleve që nuk do ikin nga...

Rama “selektiv”: Cilët janë drejtorët e spitaleve që nuk do ikin nga detyra

-

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar drejtuesve të spitaleve rajonale dhe atyre të institucioneve të shëndetit publik, që nesër të japin dorëheqjen. Sipas kryeministrit Rama, në këtë mënyrë do t’i hapet rrugë ristrukturimit tërësor të organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik.

 

Por nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

“Jo vetëm mbani përgjegjësi që s’keni bërë një kërkesë të vetme, por edhe sesi pasojë e mosbërjes së këtyre kërkesave, njerëzit e rretheve që kanë nevojë për këto shërbime turren të gjithë në Tiranë. Pra mbani përgjegjësi jo vetëm për shpenzimet e qytetarëve, për vete dhe njerëzit që i shoqërojnë, por edhe për ngarkesën që krijohet këtu. Drejtorët e spitaleve rajonale mbajnë përgjegjësi për sorollatjet pafund të njerëzve. E gjitha kjo bëhet sepse ju nuk bëni dot një kërkesë për ta sjellë mjekun nga Tirana tek pacienti. Ndërsa drejtuesit në Tiranë kanë patur sy dhe veshë për të kuptuar si duhet të veprojnë, dhe të menaxhojnë këto institucione”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë në takimin e organizuar me drejtuesit e spitaleve dhe të institucioneve të shëndetit publik në rrethe, theksoi se thelbi i kësaj reformë është rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,757FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts