Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëMeta pret politikanin nga Lugina e Preshevës, të dënuar nga Serbia pse...

Meta pret politikanin nga Lugina e Preshevës, të dënuar nga Serbia pse ngriti flamurin Shqiptar

-

TIRANË- Presidenti i Republikes, Ilir Meta do të presë sot në një takim një nga politikanët e rëndësishëm dhe liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bëhet fjalë për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliun.

“Ju njoftojmë se sot dt. 1 gusht 2017, në orën 14:00 Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë në një takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, zotin Jonuz Musliu”, njoftoi sot Presidenca.

Po kush është Jonuz Musliu? Ai është zgjedhur tre vjet më parë nga shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes në krye Këshillit Nacional.

Por më 25 korrik të këtij viti, Gjykata për Kundërvajtje e Beogradit e ka dënuar Jonuz Musliun dhe partinë e tij me gjobë 40 mijë dinarë. Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se kreu i LPD-së duhet të zgjedh të bëj pagesën për tri ditë ose të dërgohet në burg për 40 ditë.

Dënimi nga Beogradi ka ardhur pasi Musliu ngriti flamurin kombëtar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanoc në korrik të vitit 2015.

Pothuajse çdo vit shqiptarët në Luginën e Preshevës gjobiten pasi e festojnë pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosin flamujt kombëtar.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts