Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëVasili: Rama përgjegjës për drogën që po shkatërron vendin. A do ta...

Vasili: Rama përgjegjës për drogën që po shkatërron vendin. A do ta shkarkojë veten?

-

TIRANE– Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas publimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se “Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike”.

Teksa bën kryeministrin Rama përgjegjësin kryesor për situatën, Vasili thotë se vendi po shkatërrohet nga droga.

Duke iu referuar shkarkimeve kolektive nga puna në administratë, Vasili shtron pyetjen nëse kryeministrin “do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë nga detyra”.

POSTIMI I PLOTE

Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike.

Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij.
Meqënëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë?

Apo Edhe për drogën, që po shkaterron vendin, ai s’ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts