I nxehti rrit problemet mendore

0
11

 

Preçi: Jane shtuar vizitat dhe shtrimet e pacienteve

 

Temperaturat e larta po ndikojne negativisht edhe tek personat me probleme mendore, ku rastet e paraqitura tek mjeku specialist ne keto muaj jane rritur ndjeshem. Sipas neuro – psikiatrit Gjon Preçi, keto ndryshime drastike jane reflektuar edhe me shtrime ne spital, per shkak se ka patur prishje te ekuilibrave tek keto paciente.

 

Dalja ne oret e pikut, ka raste qe mund te krijoje nje rrezikshmeri tek qytetaret, pasi mund te shfaqin sjelle agresive, thote Preçi duke dhene shembull se si sot eshte dashur nderhyrja e policise per te normalizuar nje rast te tille.

 

Pothuajse çdo dite paraqiten per vizite rreth 30 raste te reja qe vuajne nga probleme te ndryshme.

 

Eshte e rendesishme qe pergjate ketyre diteve te shmangen daljen e ketyre personave, ndersa ne rastet kur kjo eshte e pamundur per shkak se bindja e tyre eshte tejet e veshtire, atehere duhet te shoqerohen nga nje i aferm.