Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar përgatitjet për arrestimin e politikanëve të korruptuar në Shqipëri. Edhe pse politika dhe drejtësia kanë tentuar gjithmonë që të bllokojnë reformën në drejtësi, ndërkombëtarët kanë ndërhyrë në momentet kyçe dhe kanë bërë që ky proces të vijojë. Por pas shumë përpjekjeve, në shtator do shihen dhe frytet e para të kësaj reforme. SHBA përmes ambasadorit Donald Lu, e ka bërë të qartë se nuk do ketë tolerim ndaj askujt që është i korruptuar. Për këtë arsye, SHBA ka filluar punën për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky organ do jetë në zotërim të SHBA dhe do jetë vendimtar në luftën ndaj korrupsionit.

SHBA nis punën për arrestimet VIP, roli i oficerëve të FBI dhe ekipi që do gjurmojë paratë e pista
-