Friday, April 19, 2024
HomeKronikaDETAJET/ Shpërthim eksplozivi në Lezhë, pronarit i hedhin në erë magazinën

DETAJET/ Shpërthim eksplozivi në Lezhë, pronarit i hedhin në erë magazinën

-

LEZHE– Një shpërthim eksplozivi ka tronditur banorët e Lezhës ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit.

Sipas policisë së Lezhës shpërthimi ka ndodhur në një magazinë jofunksionale, në pronësi të shtetasit me inicialet K.C, 60 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

 Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të vendosjes së lëndës eksplozive.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 08.08.2017, rreth orës 00: 30, është marrë njoftim se në lagjen “Skënderbeg”, në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K.C. 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts