Qyteti i Shkodres gjatë ditës së martë ka qënë deri në orën 15.30 minuta në black out, thuajse në 50% të territorit, mes tyre edhe qendra e qytetit. Në këto ditë me temperatura përveluese, qytetarët por edhe bizneset janë ato që kanë vuajtur më së shumti pasojat e mungesës së energjisë, që sipas OSHEE kanë ardhur nga defekti në një kabinë private, i shtrirë më pas në 3 fidra të rrjetit 20 KW, që furnizojnë mbi 5 mijë familje.
Ajo që për këtë operator vijon të mbetet shqetësim i pazgjidhur, janë kabinat private që vijojnë të mos i kthehen OSHEE, për të investuar në to dhe për ti kthyer në normalitet.
Ajo që përbën shqetesim kryesor në këto raste, është fakti se ikja e energjisë me luhatje bëhet shkaktare e demtimit të pajisjeve elektro – shtëpiake dhe vetë OSHEE nuk mban asnjë përgjegjesi. Të vetmit që vuajnë pasojat janë konsumator, që kontrata e tyre respektohet në mënyrë të njëanshme.