Lajm i mirë nga meteorologët.

0
15

Meteorologët thonë se lajmi i mirë mbërriti.

Vala e të nxehtit me emrin “Lucifer” do të largohet të premten, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Europa. Kjo do të thotë se nuk do të ketë më temperatura 39 deri 40 gradë, si këto që po përjeton vendi ynë.

Deri në fundjavë nuk do të kemi ndryshime të ndjeshme të temperaturave, ndërsa ditën e shtunë do të ketë rënie me 5 gradë, madje në disa zona edhe me 9 gradë celcius. Termometri nuk do të shënojë më shumë se 33 gradë celcius, thonë meteorologët.

Por nëse 10 ditëshi i dytë i Gushtit do të karakterizohet nga temperaturat tipike të stinës, 10 ditët e fundit do të ketë riaktivizim të “Luciferit”, që do të përshkojë Europën Jugore, ndërsa Shqipëria mund të preket pjesërisht.

Megjithatë temperatura më e lartë do të shënohet 36 gradë celcius.

Të gjithë ata që presin rreshjet e shirave, sinoptikanët ua heqin shpresën, pasi thatësira do të vazhdojë. Do të ketë vetëm disa reshje të përkohshëm të shiut në zonat malore.