Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetParalajmërimi - Fundi 2017- fillimi 2018 rrezikohemi nga tërmetet. Edhe Shkodra ne...

Paralajmërimi – Fundi 2017- fillimi 2018 rrezikohemi nga tërmetet. Edhe Shkodra ne liste

-

Fundi i vitit 2017 dhe fillimi i vitit 2018, për Shqipërinë përkojnë me vitet e rrezikshmërisë së lartë të tërmeve.

Shefi i Emergjencave Civile Shemsi Prençi bëri sot një përllogaritje të tërmeteve të 1967 dhe periudhën e kthimit të tyre një herë në 50 vite sipas Gjeoshkencës.

Shemsi Prençi:“Pas një vere të nxehtë dhe të zgjatur lind një problem i rrezikshëm. Së pari, duhet të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjes së tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara.  

Duke llogaritur tërmetet e vitit ’67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në territorin e Shqipërisë në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Dibër, Shkodër , Korcë etj.

CBCC37544BB9E19B4BD4F122087BDD7A

Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme , kanë nisur lëkundjet e para të tërmetit në rajonin e Elbasanit, kryesisht janë shfaqur në Qukës.  Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne gjithsesi duhet të jemi të përgatitur sepse normalisht ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”

auto_termeti_11446453564

Sa i takon situates së zjarreve dhe temperaturave të larta Prenci  tërhoqi vëmendjen

Shemsi Prençi:Situata do të vazhdojë sipas raportit të Gjeoshkencës deri më 15 shtator. Por deri në fund të gushtit duhet të jemi të bindur që temperaturat do i kemi ekstreme, që do të varijojnë nga 37 deri në 42 gradë dhe normalisht kjo është një situatë që kërkon sakrifica, angazhim dhe rritjen e përgjegjësisë.

termet_ne_shqiperi_32514

Tërmetet e vitit 1967 në Shqiperi

30 nëntor 1967- Njihet si tërmeti më i rëndë në Shqipëri. Ra në Dibër e Librazhd duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen.

Karakteristike e këtij tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

/Oranews.tv/

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts