Thursday, December 5, 2024
HomeSportVllaznia mund Kastriotin në miqësore

Vllaznia mund Kastriotin në miqësore

-

Kuqeblutë fitojnë thellësisht 4 me 0, por bindin edhe në lojë
4 me 0 në favor të kuqebluve ka përfunduar miqësorja e luajtur të mërkuren në kompleksin sportiv “Zmijani” në mes Vllaznisë dhe Kastriotit të Krujës. Një miqësore që më së shumti kishte interes, jo vetem për tifozërinë, por edhe për stafin teknik, i cili krahas testimit të futbollistëve të huaj që kanë ardhur për prove, I shërbente Cungut për të vëzhguar edhe futbolistët e tij. Nën drejtimin e një treshe arbitrash shkodranë me në krye Indrit Myrtjen, Vllaznia e filloi lojen me Selimajn në portë, Gurishten në të djathtë të mbrojtjes, boshnjakun Dupovac dhe Pjeshken në qëndër, si dhe Markun majtas. Mesfusha ishte e tëra shkodrane me Krymin, Tafilin, Hasanin, Çinarin ndërkohë maja e sulmit ishte për ganezin me pasaportë italiane, Charles Atsina i mbështetur nga Kalaja. Një pjesë e parë me të vertete e bukur, me luftë të fortë sportive, kjo edhe për faktin se miqtë nga Kruja nën drejtimin e trajnerit shkodran Samuel Nikaj dhe me një përbërje të konsiderushme ish kuqeblu në formacionin bënë më të mirën në fushën e lojës duke i dhënë asaj edhe më shumë ritem. Përsa I përket kronikes së lojës, ishte minuta e nëntë kur pas krosit të Çinarit nga goditja e dënimit, aty ku dyshja e ardhur për provë, ganezi Atsina fillimisht me kokë dhe më pas boshnjaku Dupovac me këmbë e shtyjnë topin në rrjetë. 1-0 për Vllazninë, e cila nuk vonën dhe vetem pas dhjetë minutash nxjerrë në dritë golin e dytë. Këtë radhë është ganezi Atsina, i cili pas një veprimi me intuitë futet në zonë, dhe më pas me një gjuajtje potente e dërgon topin në rrjetë. 2 me 0 për Vllazinë, rezultat që mbyllë edhe pjesen e parë, ndërfsa e dyta nis me bën zëvendësimet e zakonshme, që në fakt filluan që nga fundi i pjesës së parë, kur në fushë u aktivizua Gilman Lika në vend të Çinarit, ndërsa me fillimin e së dytës në fushë janë edhe Sherri, Kruja, Vecaj dhe në vijim kishte vend edhe për të tjerët, Miloti, Kaçorri, Rajçeviq, Brahimi, Isufi dhe Pusi. Në ndryshim nga pjesa e dytë e miqësores së parë të luajtur në Laç, ku Vllaznia la për të dëshiruar, këtë herë loja e saj ishte më e plotë, madje duke dhuruar edhe dy gola të tjerë, njëri më i bukur se tjetri mer autor Vecajn dhe Krujen, përkatësisht në minutat 62 dhe 77. Minutat në vazhdim, megjithë përpjekjet e të dy skuadrave nuk ka rrjeta të tjera duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitoren e thellë dhe të merituar të Vllaznisë me rezultatin 4 me 0. Një ndeshje që përgjithësisht u vlerësua dhe u duatrokit nga tifozëria e pranishme, ndërkohë që duhet theksuar se krahas publikut shkodran, miqësorja e djeshme Vllaznia-Kastrioti është ndjekur edhe nga drejtuesit më të lartë të klubit Vllaznia, kryetari i Bordit Mbikqyrës Vllaznia, Shpëtim Quku, administratori Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv, Eugent Zeka.
 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts