Saturday, April 20, 2024
HomeSportJa kur do jetë gati stadiumi "Arena Kombetare"

Ja kur do jetë gati stadiumi “Arena Kombetare”

-

Veliaj ndjek punimet për stadiumin “Arena Kombëtare”:

 Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet po ecën me ritme të shpejta dhe brenda 15 muajsh do të jetë gati të hapë portat për të mirëpritur skuadrat dhe tifozët. “Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat zyrtare të UEFA-s për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës 2019, ndërsa do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e skuadrës tonë Kombëtare, por edhe si një qëndër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.

Punimet, të cilat janë në fazën e montimit të strukturës së çeliktë, u ndoqën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nga arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit. Pasi u njoh me detajet e projektit dhe afatet e realizimit të tij, Veliaj tha se stadiumi i ri do të jetë xhevahiri i ri i Tiranës.

“Jam i kënaqur, do jetë një xhevahir për Tiranën dhe besoj që kritikët do zhgënjehen, kurse dashamirësit do mrekullohen. Për të gjitha palët do të jetë një habi, ndaj duhet të kemi pak më shumë besim tek puna e njerëzve të mirë. Vërtet është talenti i tij dhe i një skuadre arkitektësh me famë botërore, por stafi është shqiptar, punëtorë, inxhinierë e furnitorë shqiptarë dhe i gjithë ky investim në fakt është një investim në ekonominë shqiptare”, theksoi Veliaj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts