Shkodër
Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 428 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Shpallen në kërkim dy shtetas si autor të dyshuar për kultivim të bimeve narkotike.
Më datë 11.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në bazë të informacioneve policore, dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, në vendin e quajtur Plavra, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsejt 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në lagjen Likaj fshati Bruçaj, në vendin e quajtur “Poshtë shkëmbit të majës Mgullës”, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsejt 108 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa fidanë.
Për këto raste u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
F. Sh. 29 vjeç, banues në fshatin Kir Shkodër,
R. K. 59 vjeç, banues në fshatin Bruçaj Shkodër,
Materialet hetimore iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.