Thursday, April 25, 2024
HomeKronika6 vatra zjarri ne Malesine e Madhe

6 vatra zjarri ne Malesine e Madhe

-

Disa vatra zjarri qe alarmuan Malesine e Madhe gjate oreve te fundit, u arriten te viheshin ne kontroll fale nderhyrjes nga ajri, si dhe toka. 1 helikopter, forcat e armatosura, sherbimi zjarrfikes dhe shtabi i emergjencave civile asistuan deri ne shuarjen e plote te vatres se pare ne Vukpalaj, e cila ishte aktive prej 48 oresh. Ne total ne Malesi te Madhe ka pasur 6 vatra zjarri dhe 4 kane qene ne njesine administrative Kastrat dhe nje ne Koplik, ku fatmiresisht nuk pati persona te lenduar, apo deme ne banesa. Emergjencat civile thone se pjesa me e madhe e zjarreve jane te qellimshme, ndersa policia ka ndaluar disa persona qe dyshohet se mund ti kene vendosur keto zjarre. Zonat me problematike ka qene ajo e gashajve, e Vukpalajve dhe zona e Hotit qe zjarri eshte afruar prane banesave, por fale punes se zjarrfikesve eshte shmangur kjo gje. Edhe ne cukal qe rezultoi nje vater zjarri aktive, u arrit te shuhej. Ende nuk dihet siperfaqja totale e djegur ne keto zona.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts