Wednesday, April 30, 2025
HomeKronikaKanosi gruan, policia e arreston por i sekuestron edhe armen e zjarrit...

Kanosi gruan, policia e arreston por i sekuestron edhe armen e zjarrit dhe 300 fisheke

-

Policia ka parandaluar  përshkallzimin e një konflikti familjar ku eshte sekuestruar  një armë zjarri dhe eshte arrestuar  poseduesi i armës , njëkohësisht dhe autor i konfliktit familjar.

“Në sallën e komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për një konflikt familjar në Velipojë.

Menjëherë shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në banesë ku kanë marrë kontakt me shtetasen T. M. 62 vjeçe, e cila ka deklaruar se është kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj.

Kjo shtetase është e paisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Shefqet Muça 67 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 i Kodit Penal”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts