Friday, April 19, 2024
HomeSportShkodrani kampion ne BodyBuilder Erlis Kopliku preferon te perfaqesoje vendlindjen ne...

Shkodrani kampion ne BodyBuilder Erlis Kopliku preferon te perfaqesoje vendlindjen ne takime nderkombetare

-

 

 

Nga Shkodra, qyteti i tij i lindjes u largua i vogël ashtu si shumë Shqiptarë të tjerë për të prekur emigrimin. Ndoshta atëherë as që e kishte menduar, se sot kur është vetëm 26 vjeç, Erlis Kopliku do të bëhej një nga protagonistët e sportit në Itali, por jo vetëm. Një body builder që me sukses ka marrë pjesë në shumë kompeticione, e që sot rrefen për tv1 channel emocionet e angazhimit në këtë sport. I ardhur me pushime në shoqërinë e familjes dhe mikut të tij Agron Isufi, nga mjediset e Grand Hotel Europa Kopliku na rrefen të thenat e të pathënat e këtij sporti.

 

 

Tanja, mbesa e piktorit të njohur shkodran Vladimir Jani, shfaqet shumë e emocionuar, pasi si nënë ka përjetuar momente të vështira, por edhe të lumtura në rrugën e suskesshme të djalit të daj, Erlis.

 

E fejuara e Erlisit, italiania Linda, ndjehet e gëzuar dhe shumë e lumtur që u njoh me djaloshin simpatik shkodran, i cili ia ka ushqyer edhe asaj pasionin për këtë sport.

 

 

Nuk është hera e parë që Shkodra evidenton sportist të niveleve të tilla, çka tregon se ky qytet jo më kot është konsideruar si një “fabrike” e prodhimit të sportistëve të nivele të larta europiane e më gjërë.

 

 

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts