Pritet firma e prefektit per te zhbllokuar financat e kuqebluve
Kuqeblutë kanë lënë pas pushimin e fundjavës duke iu rikthyer menjëherë porocesit stervitor, pasi kampionati i ri futbollistik po ofron. Me 9 shtator, Vllaznia starton me përballjen e javes së parë, të cilen kalendari ia ka ofruar të luhet në transferte me skuadren debutuese, Lushnja, ndërkohë që një javë më pas do të luajë në shtëpi me skuadren bregdetare, Teuten e Durrësit. Në pritje të startit të sezonit, kuqeblutë kanë zhvilluar deri më tani dy miqësore, një në transferte duke barazuar 1 me 1 me laçjanët, ndërkohë që kanë fituar thellësisht 4 me 0 ndaj Kastriotit brenda. Përsa i përket merkatos ka pasur lëvizje konkrete, pasi për hir të së vertetes që të tre emrat që kanë firmosur për kuqeblutë, si dyshja shkodrane, Hasani-Lika, por edhe nigeriani Orelesi janë futbollist me emër të Superliges. Përpos kësaj, Vllaznia është krejt afër firmosjes me sulmuesin e ardhur për provë nga Gana, Charles Atsina, futbollist i cili në ndryshim nga boshnjaku i mbrojtjes, Amer Dupovac që nuk preferoi vazhdimin e provës tek kuqeblu, ai iu bind kësaj kërkese të trajnerit Cungu, dhe me sa duket me vlerat që po paraqet në procesin stervitor po e bind edhe Cungun për t’i dhënë OK e qëndrimit. Por nga ana tjetër, stafi teknik është i shqetësuar në lidhje me pjesen tjetër të procesit stervitor, e cila edhe pse ishte premtuar nga drejtuesit e klubit se do të zhvillohej në një nga qytetet e freskta malazeze, ku preferohej Berane, nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Vllaznia është skuadra e vetme e superliges, e cila pak më shumë se tre javë nga starti i kampionatit nuk ka bërë të mundur grumbullimin e skuadrës, gjë e cila mund të japë ndikime jo pozitive në vazhdimësinë e përballimit të sezonit. Nga interesimet e bëra pranë klubit kuqeblu si dhe bashkisë Shkodër, duket se pengese për një gjë të tillë është bërë ana financiare. Zgjidhja pritet te vije vetem pasi prefekti Radovani te kaloje fondin prej 17 milion lekesh nga keshilli bashkiak. Me firmosjen e vendimit në fjalë nga ana e prefektit Paulin Radovani diten e hënë, zgjidhet jo vetem grumbullimi i skuadrës për në Mal të Zi, por në të njëjtën kohë hapet rruga edhe për likujdimin e rrogës së prapambetur, atë të muajit maj, e fundit për sezonin futbollistik 2016-2017.