Shkodër
Më datë 14.08.2017, kemi marrë një telefonatë në sallën e komandimit se në Velipojë, shtetasi P. N, me shtetasin Dodë Gjikolaj kanë patur një konflikt.
Nga konfirmimet e familjarëve të personit të demtuar mësohet se shtetasi Dodë Gjikolaj për shkak të një borxhi të pa shlyer, në vendin e quajtur Velipojë, Shkodër, ka marrë jashtë deshirës së tij shtetasin P. N, në automjetin tip “Smart” me targa AA 681 BF.
Menjëherë janë vënë në lëvizje forcat Policisë ku në bazë të informacioneve policore dhe në vijim të punës së mirëorganizuar u bë e mundur në orët e para të mëngjesit të bëhet shoqërimi i palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të konfliktit i shtetasve:
Dodë Gjikolaj, 38 vjeç, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, Shkodër,
Dhe shtetasit: P. N, 31 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe,
Vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.