Saturday, March 25, 2023
HomeSportQë kur në krye të Bashkisë erdhi Voltana, Vllaznia nuk po e...

Që kur në krye të Bashkisë erdhi Voltana, Vllaznia nuk po e ngre kokën

-

 Që kur në krye të Bashkisë erdhi Voltana, Vllaznia nuk po e ngre kokën

Futbolli në Shkodër është mit, është si oksigjeni. Nuk mund të rrinë shkodranët pa futboll dhe dashuria e këtij qyteti për sportin më popullor e më të dashur në botë është e hershme, e fortë dhe natyrisht e njohur në rang kombëtar.

Vllaznia është skuadra më e trofeshme në Shqipëri pas ekipeve të kryeqytetit (Tiranës, Partizanit e Dinamos, me 9 tituj kampionë). Ajo madje ka thyer edhe barrierat e sistemit monist dhe ka mundur të sfidojë udhëheqjen e kohës për t’i sjellë Shkodrës triumfe të bukura sportive.

Prej Shkodre kanë dalë futbollistët e mëdhenj si Bizi, Zhega, Bushati, Vukatana, Ragami, Hafizi, Zmijani, Sinani, Salihi, Balaj, Hysaj e shumë e shumë të tjerë, që kanë lënë mbresa të pashlyera në memorien e futbolldashësve shkodranë dhe të mbarë Shqipërisë.

12607164_10209276046044983_204960236_n-700x395

Por ky emër i madh i futbollit shqiptar, Vllaznia, ka disa vite që përpëlitet për të fituar një trofe. Në këtë edicion mbushen 17 vjet që nuk fitohet titulli kampion, kurse mbi dhjetë vjet që nuk fitohet një Kupë Shqipërie. Ç’i ka ndodhur Vllaznisë që ka rënë nga pasha e saj e rëndë? Që është sfilitur nga keqmenaxhimi dhe torturuar nga të ashtuquajturat rregulla të Bashkisë.

Që kur erdhi në krye të Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, Vllaznia s’e pa një ditë të bardhë. Merita e vetme e shkodranëve në këta vitet e fundit është se nuk e lëshuan Vllazninë një kategori më poshtë. Por kjo nuk është për meritë të askujt se sa përpjekjeve titanike të stafit për të shpëtuar atë pak nder që i ka mbetur emrit të madh të Vllaznisë. Me Voltanën nuk vjen asnjë trofe, kjo është e sigurt…

Që të konkurrojë në nivel kombëtar me skuadrat që pretendojnë titullin dhe për këtë edicion janë të paktën tre (Skënderbeu, Partizani, Kukësi), Vllaznisë i duhet të bëjë blerje cilësore, duhet të jetë korrekte me pagesat dhe të investojë fuqishëm për ekipin. Fatmirësisht Voltana e ka kuptuar tashmë se pa derdhur 1 miliard lekë të vjetra nuk bëhesh skuadër e madhe dhe këtu përfshihen rrogat e lojtarëve e stafit, krijimi i kushteve stërvitore, menaxhimi i udhëtimeve të ekipit në ndeshjet në transfertë etj. Sikurse e ka pranuar dhe vetë këshilli bashkiak Shkodër, skuadrës së futbollit të Vllaznisë i duhen të paktën 900 milion lekë të vjetër që të konkurrojë për trofe, por Voltana ka nxituar të paraqesë një projekt që i jep Vllaznisë 170 mln lekë, 5 ose 6 herë më pak se sa ka nevojën minimale një skuadër që pretendon trofe.

12631225_10209276052445143_3350832_o

Duke parë këtë sjellje banale, aspak dashamirëse të kryetares, nuk kanë munguar komentet plot mllef të tifozëve në rrjetet sociale, të cilët e përkufizojnë Voltanën si ngatërrestare dhe dëmtuesen më të madhe të Vllaznisë. Çdo vit është i njëjti refren dhe Voltana mjaftohet me ca kacidhe për ekipin, duke shtyrë ditët, por duke ia brejtur pak nga pak emrin e mirë që Vllaznia ka krijuar ndër dekada në futbollin shqiptar. Tifozët e shkëlqyer shkodranë, të vetmit që u dhimbset Vllaznia, insistojnë për krijimin e kushteve të ardhjes së një sponsori, por Voltana, në dukje dashamirëse për nisma të tilla, i hedh projektet në kosh pa u hedhur fare sytë dhe fansat kanë të drejtë të irritohen e të prishin fjalorin. Në mungesë të zgjidhjeve, ata shohin se si Vllaznia e tyre hyn në garë si një fëmijë jetim, i pashpresë për të fituar apo për të qenë kompetitiv.

Kjo është dhe arsyeja e madhe që lojtarët e talentuar që ka prodhuar klubi shkodran nxitojnë një orë e më parë të firmosin kontrata më të mira me klubet e tjera, ose të shkojnë jashtë vendit, sepse Vllaznia e tyre, sa kohë të jetë Voltana në krye të Bashkisë, nuk ka për të bërë hajër në kampionatin shqiptar. Pamfleti.com

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,752FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts