Një tjetër i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Palombarese në komunën e Mentana në Romë, rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Mes të tjerash mediat italiane raportojnë se djali shqiptar jetonte në Saint Lucia te Mentana, jo shumë larg nga vendi i aksidentit. Ndërkohë, viktima është dërguar në morg, ku do t’i kryhet edhe autopsia. Po dje ndërroi jetë edhe një studente shqiptare në Itali. Bëhet fjalë për 27-vjeçaren Eligersa Baha, e cila udhëtonte me një biçikletë në kohën kur u përplas të shtunën nga një mjet tip ‘Fiat Punto’ që drejtohej nga një vajzë e re.