Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetPo vijnë stuhitë. Çfarë do ndodhë në fundjavë, javën e ardhshme priten...

Po vijnë stuhitë. Çfarë do ndodhë në fundjavë, javën e ardhshme priten reshje të dendura.

-

Masat ajrore afrikane janë rikthyer sërish, duke regjistruar temperatura deri në 39 gradë Celsius në zonat bregdetare.

“Këto masa ajrore të nxehta do të qëndrojnë deri ditën e shtunë. Edhe e premtja do të ngelet në të njëjtat kushte atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me temperatura të larta që do të ruhen deri të shtunën. Piku do të kapë deri edhe 38 gradë Celsius”, thotë Esona Gjoni, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Të dielën pritet që në zonat verilindore të ketë reshje shiu, por këto jo në zonat bregdetare.

“Do të kemi mot fillimisht me kthjellime, më pas me vranësira drejt shtimit, që do të nxisin reshje shiu në mesditë dhe pasdite në pjesën veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa gjatë natës vonë do të ketë reshje shiu, pjesërisht shtrëngata dhe stuhi, këto të përqëndruara në pjesën verilindore. Sa i përket jugut të vendit, ai do të jetë më pak i prekur”, tha më tej Esona Gjoni.

Ditën e hënë do të ketë ulje të temperaturave me 5-6 gradë Celsius.

“Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ditën e hënë, prej 6-7 gradë Celsius. Gjithashtu do të ketë edhe erë të vrullshme në bregdet me një shpejtësi edhe mbi 15 m/s. Në det të hapur do të kemi dallgë me forcë 5-6 ballë”, deklaroi Gjoni.

Temperaturat do të nisin të ngrihen në mënyrë graduale në mesin e javës që vjen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts