Thursday, March 28, 2024
HomeSportTe Kukësi nuk e pranuan, vjen në provë te Vllaznia.

Te Kukësi nuk e pranuan, vjen në provë te Vllaznia.

-

 
Tifozët që ishin të pranishëm dje në fushën sportive “Reshit Rusi” për të ndjekur miqësoren Vllaznia – Tërbuni natyrisht që kanë parë një tjetër sulmues me ngjyrë, përveç Atsinës. Ky i fundit ka firmosur me kuqeblutë, por në provë ka ardhur edhe një tjetër, i cili gjatë ndeshjes mbajti fanellën me numër 3. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Samuel Gilmor.

Më herët, Gilmor ka luajtur në Izrael me ekipin e Hapoel Akre në elitën e futbollit izraelit. Në këtë kampionat ka arritur të shënojë vetëm 2 gola në 29 ndeshje, ku si titullar ka luajtur në 23 takime. Ndërsa, sezonin e kaluar ka luajtur në Ligën e Parë me Hapoel Petah Tikva, si titullar në vetëm 3 ndeshje. Para se të vinte tek Vllaznia ka qenë në provë edhe tek ekipi i Kukësit.

Por, mesa duket paraqitja e tij në ndeshjen ndaj Tërbunit, ku u aktivizua për 45 minuta nuk ka bindur teknikun Cungu. Prandaj, me shumë mundësi, nuk do të ketë një nënshkrim të kontratës me këtë lojtar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts