Monday, May 20, 2024
HomeKronikaSulmet terroriste në Europë, Policia Shqiptare kalon në gatishmëri.

Sulmet terroriste në Europë, Policia Shqiptare kalon në gatishmëri.

-


 

Policia e Shtetit, antiterrori dhe shërbimet inteligjente shqiptare kanë kaluar në gatishmëri pas sulmeve terroriste që kanë ndodhur dje dhe sot në disa vende të Europës.

Agjentë antiterror janë stacionuar në pikat kufitare dhe në zonat e plazheve kryesore të vendit ku ka fluks të madh turistësh. Ndërkohë që shërbimet inteligjente janë në kontakte të vazhdueshme me shërbimet partnere për identifikimin dhe parandalimin e çdo rreziku të mundshëm terrorist.

Kalimi në gatishmëri i gjithë strukturave të sigurisë vjen pas një vale terrori në disa vende të Europës. Në Spanjë dje u vranë 14 turistë dhe u plagosën 80 të tjerë, pas një sulmi terrorist në një prej zonave më të frekuentuara nga turistët. Në Finlandë ndodhi sot një sulm me thikë nga një terrorist i cili plagosi disa persona. Një sulm i ngjashëm ndodhi disa orë më pas në Gjermani.

Të gjitha këto ngjarje kanë bërë që Policia Shqiptare të vihet në gatishmëri duke përforcuar masat në pikat doganore dhe ambientet publike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts