Por kjo nuk ishte hera e parë që ata i shpëtojnë një sulmi terrorist. Chris kishte qenë në arenën e koncertit të Ariana Grandes në Manchester. Por ai u largua vetëm pak çaste para se kamikazi të shpërthente. Nga sulmi mbetën të varë më shumë se 20 persona.
Chris Pawley
Ndërsa austaliania Julia i ka shpëtuar dy sulmve terroriste, asaj të London Bridge në Londër ku humbën jetën 7 persona dhe sulmit të Notre Dame në Paris, ku një person sulmoi me çekiç efektivët e policisë shkruan Tg.com.
Julia Monaco ditën e enjte ishte duke bërë shopping me një shoqe në Plaza Catalunya, në momentin kur furgoni hyn në turmën e njerëzve. Australiania gjeti strehë në një dyqan, ku për orë të tëra qëndroi shtrirë në dysheme larg vitrinave. Ajo doli kur gjithçka kishte mbaruar dhe në vendngjarje kishte mbërritur policia.