Wednesday, April 24, 2024
HomeSportKOMBËTARJA U-19/ BOGDANI SHPALL LISTËN PËR DY NDESHJET MIQËSORE

KOMBËTARJA U-19/ BOGDANI SHPALL LISTËN PËR DY NDESHJET MIQËSORE

-

Kombëtarja U-19 nis grumbullimin në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore me Gjeorgjinë, në 30 gusht dhe 1 shtator. Trajneri i skuadrës kombëtare të U-19, Erjon Bogdani përcolli këtë të premte përpara mediave edhe emrat e 25 futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime miqësore, teste të cilat do të shërbejnë shumë për trajnerin, për të vlerësuar gjendjen si dhe për të parë ekipin në fushë. “Këto dy takime miqësore do të shërbejnë shumë si një test përpara ndeshjeve zyrtare kualifikuese të muajit tetor. Në këto ditë dhe gjatë ndeshjeve që do të luajmë do të shoh dhe do të vlerësoj kryesisht gjendjen e skuadrës.

Një grumbullim ky, ku së bashku me dy takimet miqësore do të përkojë me një kolaudim të skuadrës. Mund t’ju them se në dy turnetë që kemi zhvilluar në Itali, njërin të cilin e kemi fituar dhe tjetrin që shkuam deri në finale, kam marrë sinjale shumë pozitive nga lojtarët. Por, unë mbetem te forma e momentit që ata kanë. Prioritarë në këtë grup do të jenë ata që do të jenë liderë, dhe titullarë në skuadrat e tyre ku aktivizohen. Për momentin jam i fokusuar te skuadra ime për këto dy ndeshje, më pas do të kem të gjithë kohën e mjaftueshme për të studiuar rivalët e grupit”,- deklaroi trajneri i përfaqësueses U-19, Erion Bogdani. Skuadra kombëtare e kësaj moshe do të grumbullohet në datë 20 në Fier, teksa po aty do të luajë dy takimet miqësore me Gjeorgjinë, respektivisht në data 30 gusht dhe 1 shtator, në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Meposhte do te gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bogdani për këto dy takime miqësore:

 

lista_bogut_u19a

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts