Nese dikur Vllaznia ishte kundershtari me i padeshiruar per te gjitha ekipet e Shqiperise dhe bluza kuqeblu ishte endrra e cdo djaloshi, sot ky klub embleme i futbollit shqiptar eshte kthyer ne nje skuader te dores se dyte. Menaxhimi nga bashkia e Shkodres, sidomos ne vitet e fundit ka bere qe keqmenaxhimi, amatorizmi dhe mungesa e infrastructures sportive ta degradojne kete klub. Shembull konkret jane ndeshjet e fundit, ku skuadra nuk ka as bluza, lojtaret luajne me rrobat e marra nga shtepia apo kur nuk ka as uje per te pire.
Keto skena ndodhen ne ndeshjen kunder Terbunit, ne syte e kryebashkiakes Ademi e cila ishte vetem pak meter larg. Per te mbushur uje, ndihmojne femijet e lagjes.
Gjendja e Vllaznise nuk i ka shpetuar as legjendes se futbollit shkodran Roland Luci.Ne nje postim ironic ne facebook ai shkruan: Nje barcalete me futboll, Vllazni,Bashki dhe Fshf duke iu referuar edhe fushes se Reshit Rusit.
Nje klub profesionist as nuk i imagjinon te tilla skena por nuk perfundon me kaq. Ekipi nuk ka as bazen e duhur materiale dhe ne ndeshjet e fundit eshte paraqitur ne fushe si skuader amatore te lagjeve.
Nderkohe kryebashkiakja Ademi, 2 apo 3 here ne vit qe ndjek Vllaznine nga afer shprehet se klubi eshte ne prag te privatizimit. Por sa here eshte perseritur kjo deklarate dhe sa here Ademi ka thene se bashkia eshte e hapur per bashkepunim me te gjithe te interesuarit ?
Faktet flasin vete me shume se fjalet dhe gjasat jane se edhe kete vit Vllaznia do te jete per mbijetese. Kuqeblute pritet te udhetojne te henen per ne Malin e Zi ku do te zhvillojne fazen pergatitore e cila eshte shume e vonuar dhe mund te quhet edhe e deshtuar pasi ekipit i nevojitet rreth 1 muaj kohe per te gjitha keto por kampionati starton me 9 shtator.