Organizata e familjeve te deshmoreve vendos kurora me lule
Organizata e familjeve te deshmoreve te atdheut dhe Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare rrethit te Shkodres kane perkujtuar 73 vjetorin e renies se 5 Heronjve te Vigut me 21 gusht 1944. Vepra e tyre do te mbahet mend ne memorien e gjithsecilit prej nesh, pasi sherbyen si shembull per frymezim per çlirimin e vendit tone, tha sekretari i organizates Agim Peci.
Vepra e tyre do te sherbeje si nje thesar i pavdekshem ne edukimin patriotik te brezave te ardhem thote ai.
Pas fjales se mbajtur, pjestare te ketyre organizateve dhe familjare te deshmoreve u nisen drejt monumentit te 5 heronjve te Vigut per te nderuar deshmoret, te cilet edhe sot po neperkemben nga institucionet shteterore.
Pavaresisht gjendjes se monumentit, familjaret vendosen kurora me lule ne shenje respekti per kontributin e dhene per çlirimin e vendit tone.